INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pano: Politika e Trump-it nuk do të sjellë ndryshime të mëdha në Ballkan

Pano: Politika e Trump-it nuk do të sjellë ndryshime të mëdha në Ballkan

Publikuar më: 09:21 18-12-2016

Profesori i historisë, Nikolla Pano, u shpreh se zgjedhja e Donald Trumpit si president nuk do të sjellë ndryshime dramatike në politikën e SHBA-së në Ballkan.


Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Pano thotë se Shtetet e Bashkuara kanë si tipar themelor të politikës së jashtme, që Ballkani të jetë një zonë stabiliteti.
“Nëse do të ketë ndryshime, në rast se SHBA-të do të përqafonin një qasje më të ashpër apo më të butë ndaj Ballkanit, atëherë natyrisht që do të kishte pasoja. Për shembull, nëse Shtetet e Bashkuara do të mendonin se Rusisë i duhet lënë një dorë më e lirë në Ballkan, kjo mund të inkurajonte serbët të jenë më agresivë ndaj Kosovës, në kërkesat e tyre për disa lëshime në negociatat ndërmjet dy vendeve. Por sërish, unë nuk e shoh për momentin të ndodhë një gjë e tillë. E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë, e cila do të ndikohej nga disa zhvillime në vende të tjera të Ballkanit. Por, marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje kanë qenë përgjithësisht të mira dhe problemet që kanë lindur janë sheshuar. Sërish nuk parashikoj ndryshime të menjëhershme, por sigurisht e ardhmja afatgjatë është një çështje tjetër”, tha Nikolla Pano, njohës i çështjeve të Ballkanit.

Duke u ndalur te zhvillimet e brendshme në Shqipëri, ai vë theksin te kërkesa e komunitetit ndërkombëtar për zbatimin e Reformës në Drejtësi.
“Është bërë progres, por qëndrojnë pikëpyetjet për zbatimin e mëtejshëm të saj nëpërmjet akteve të tjera ligjore që duhet të miratojë Parlamenti. Ka pasur zvarritje, por komuniteti ndërkombëtar; jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por komuniteti ndërkombëtar si i tërë, vendet e BE-së; nxisin me forcë disa nga këto ndryshime që janë miratuar nga Parlamenti dhe që kërkojnë akte mbështetëse për t’i bërë të zbatueshme”, tha më tej historiani.
Sipas Panos, në Shqipëri ka pasur një tranzicion ekonomik, por edhe pse është bërë progres, përsa i përket shoqërisë ekziton pabarazia sociale dhe ekonomike.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604