INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panucci analizon dy ndeshjet e para si kuqezi: Në fushë, lojtarët më të mirë

Panucci analizon dy ndeshjet e para si kuqezi: Në fushë, lojtarët më të mirë

Publikuar më: 11:03 07-09-2017

Trajneri i Kombëtares shqiptare Christian Panucci ka dalë në konferencë për mediat për të folur për dy ndeshje eliminatore të Botërorit “Rusi 2018”, fitorem ndaj Liechtenstein dhe barazimit 1-1 me Maqedoninë.

Trajneri italian Christian Panucci theksoi se nga sot, Shqipëria do të jetë hedhë në fushë lojtarët më cilësorë që ka në dispozicion.

“Ka dy skuadra më lart se të tjerat: Gjermania dhe Spanja. Të tjerat janë skuadra që mundohen të hedhin në fushë cilësi sepse për të punuar trajnerët nuk kanë shumë kohë. Unë dua të luaj futboll. Jam i bindur se me shumë mundësi është më mirë të luajmë me 3 në mesfushë. Kërkoj mesfushorë dhe sulmues me cilësi. Kemi një listë me lojtarë në Europë që do të shkoj t’i shikoj. Por, duke mos pasur kohë për të punuar, do të mundohem të hedh në fushë lojtarët më cilësorë. Kjo është ideja ime nga tani në vijim”, tha Panucci.

Në lidhje me dy sfidat e radhës ndaj Spanjës dhe Italisë, Panucci befasoi me përgjigjen e tij pasi tha se Shqipëria do të synojë të marrë rezultat pozitiv ndaj Kampionëve të Botës duke i bërë thirrje lojtarëve të japin maksimumin në fushë:

 “Do të shkojmë në Spanjë për të parë sa të mirë janë dhe për ta bërë kundërshtarin pak më të dobët. Nëse japim maksimumin, nuk kemi çfarë t’u themi lojtarëve. Nëse janë më të mirë, do i japim dorën dhe do të kthehemi në Tiranë, por përpara se t’ia japim dorën, do të përpiqemi. Edhe kundër Italisë do të mundohemi të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat”.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881