INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panucci i bindur: Kemi ardhur në Maqedoni për fitore

Panucci i bindur: Kemi ardhur në Maqedoni për fitore

Publikuar më: 18:34 04-09-2017

Futbollistët e Kombëtares Shqiptare ndodhen në Shkup për ndeshjen kundra Maqedonisë, ku edhe po zhvillojnë konferencën për shtyp.

I pranishëm ka qenë dhe trajneri Panuçi, i cili ka folur për gjëndjen  e Kombëtares, për sulmin e Maqedonësve dhe për rezultatin e mundshëm. Panuçi ka thënë se skuadra ka ardhur për fitore, por edhe barazimi do të ishte i kënaqshëm .

Deklarata e plotë :

Lodhja e skuadrës për dy ditë rrugëtim në Strumicë

“Skuadra do të ketë kohë edhe një ditë për të rikuperuar, pro edhe Maqedonia luajti në Izrael dhe jemi në të njëjtat kushte. Jam i bindur se nesër do të jetë i rikuperuar plotësisht se janë lojtarë të mësuar të luajnë ndeshje kaq të afërta”.

Aktivizimi i Sadikut dhe nëse ka ndryshime të tjera

“Sadiku është në dispozicion, i kam të gjithë në dispozicion dhe pastaj nesër do të shihni lojtarët që do të zbresin në fushë”.

Barazimi një rezultat i pranueshëm

“Erdhëm për të fituar ndeshjen, pastaj të shohim çfarë na sjell fati, me siguri nuk firmosim për një barazim, hyjmë në fushë me kurajë. Me respekt të madhe për Maqedoninë, pro të ndërgjegjshëm për cilësitë tona”.

Nëse ka ndonjë ndryshim në mënyrën e lojës nga Lihtenshtejni

“Nëse luajmë si 30 minutat e para do të vuajmë shumë, se 30 minutat e para të skuadrës time nuk ishin pozitive, ishim shumë të ngadaltë. Kemi nevoje te jemi nga minuta e pare deri ne te 95 në maksimum, me grintë, dëshirë dhe përqendrim”.

Si iu duk fusha e stadiumit

“Sa i përket stadiumit, është i vogël, por terreni është i mirë. Stadiumet e vogla kanë gjithmonë vështirësi, por ne duhet të mendojmë të luajmë ndeshjen tonë dhe nga kjo pikëpamje të jemi gati”.

Nëse ka mbrojtje të veçantë për Pandev

“Asnjë mbrojtje fikse për Pandev, e njoh, një lojtar me kualitet të mirë, duhet marrë në konsiderate. Por nuk do të ketë asnjë markim fiks ndaj tij”.

Article Logic
Execution time: 0.0031092166900635