INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panucci lë jashtë Cikalleshin: Nuk lejoj asnjë lojtar të bëjë siç mendon ai

Panucci lë jashtë Cikalleshin: Nuk lejoj asnjë lojtar të bëjë siç mendon ai

Publikuar më: 10:20 28-08-2017

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panucci, ka filluar sot zyrtarisht grumbullimin e tij të parë me kuqezinjtë për ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit 2018 kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.

Tekniku ka treguar sot në konferencë për shtyp para gazetarëve se çfarë pret nga këto ndeshje, si dhe pse ka bërë disa zgjedhje të caktuara duke lënë jashtë futbollistë si Xhaka, Kaçe e Lenjani, për të ftuar emra të rinj si Ahmedi, Memolla e Balliu.

“Përshëndetje, vendosa që të publikoja listën ditën e premte. Ishin 24 lojtarë, por do të jenë 23. Do ta shpjegoj pse. Ka tre lojtarë të rinj që kam grumbulluar se kam ndjekur këto mua u kam dhënë mundësinë që t’i ftoj në kombëtare e merituan. Janë 23 lojtarë sepse se mora sot një telefonatë nga Cikalleshi, ku më thoshte se nuk mund të vinte se kishte një skuadër ku duhej të firmoste kontratën. Unë e dëgjova dhe i thashë se nuk mund ti jepja leje që të mos vinte në Kombëtare. Sepse kontratat mund të firmosen edhe me e-mail, ka një menaxher që mund të marrë avionin dhe të vijë në Tiranë për të firmosur, mund të bënte vizitat mjekësore se ka qendra edhe këtu. Duke mos marrë avionin sot në orën 8 e 30, duke mos ardhur në orar në grumbullim, ai do të rrijë në shtëpi. Këto janë rregulla që i bëj unë, praktikës time dhe të gjithë duhet ti respektojmë, e rëndësishme është që të gjithë të jenë mirë dhe të lumtur, nuk i lejoj askujt të bëjë siç do”,-u shpreh Panucci.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271