Trajneri i Kombëtares Shqiptare Kristian Panucci ka dalë në një deklaratë për mediat pas humbjes së ndeshjes miqësore me Norvegjinë, 0-1.
Panci në fjalën e tij u shpreh se humbja ndaj Norvegjisë ishte një leksion i mirë dhe se kush nuk jep maksimumin në fushë e ka me trajnerin.
"Ishte një miqësore, zhvilluam disa eksperimente për të parë dhe provuar disa të rinj, nëse mund të jenë pjesë e ekipit kombëtar, duke llogaritur edhe miqësoret e qershorit.
Personalisht, më dha shumë mësime një ndeshje e tillë.
Nuk më pëlqen asnjëherë të humbas, kam fjetur shumë pak mbrëmë.
Një humbje e tillë kishte më shumë domethënie se fitorja ndaj Turqisë. Ishte një leksion i mirë” u shpreh Panucci.