Trajneri Christian Panucci shprehet i kënaqur me lojën e skuadrës përballë Italisë. Në një intervistë për TVSH-në, ai shprehet se ekipi luajti bukur, patën guxim të madh, por një gabim në mbrojtje i kushtoi humbjen.
Sa keq të vjen?
Më vjen shumë keq për djemtë, luajtën me guxim të madh. Kemi luajtur futboll dhe në mes të vëmendjes na ndëshkuan.
Mund të evitohej goli?
Të gjithë luajtën mirë, kemi bërë hapa para, jo mbrapa. Kur bëhet një gol, është bërë një gabim. Na kushtoi ndeshjen. Por ne do mendojmë për të ardhmen. E rëndësishme është që të bëjmë të njëjtën gjë.
10 pikë diferencë me Italinë, nuk janë pak…
Kemi luajtur të barabartë me Italinë, përkundrazi ka bërë më shumë pritje Bufon sesa Berisha. E rëndësishme është që kemi të ardhme të rëndësishme përpara.
Do bëhet revolucion në skuadër?
Do të ketë disa lojtarë të rinj. Në nëntor, dhjetor, janar do shoh kudo ku ka lojtarë që mund të luajnë në kombëtare, për të rritur cilësinë. Baza është: Balaj, Cikalleshi, Abrashi, Xhaka, Kukeli. Duhet të gjejmë edhe lojtarë të tjerë.
Do vazhdojë kjo Shqipëri e guximshme?
Ajo me Spanjën ishte një situatë e veçantë. Kjo skuadër ka cilësi, por disa herë kënaqem. Sot kemi sulmuar, por Italia nuk ta jep shansin gjithmonë.