Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, ka rikthyer në ekip një nga mesfushorët e talentuar, pikërisht Ergys Kaçe, për ndeshjen kundër Skocisë, që do të luhet nesër në Glasgou.
Ndonëse lajmi nuk është dhënë zyrtarisht nga FSHF, është mesfushori që zbulon grumbullimin e tij. Kaçe ka publikuar një foto në profilin e tij “Instagram”, ku shfaqet në dhomën e hotelit së bashku me portierin Strakosha.
Kujtojmë që Kaçe disa vite më parë tërboi grekët kur pozoi me një bluzë kuqezi dhe simbolin “UÇK”.