INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panucci shpall listën e futbollistëve për miqësoren me Turqinë, ka surpriza [FOTO]

Panucci shpall listën e futbollistëve për miqësoren me Turqinë, ka surpriza [FOTO]

Publikuar më: 18:01 03-11-2017

Me 13 nëntor, Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore kundër Turqisë bë Antalia dhe trajneri i kombëtares së futbollit, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për këtë ndeshje.
Në listën me 25 futbollistë të grumbulluar ka disa risi nga hera e fundit që kombëtarja luajti kundër Italisë dhe Spanjës. Për herë të parë me kuqezinjtë do të grumbullohet futbollisti i AEK, Astrit Ajdareviç, i cili pas rregullave të reja të vendosura nga FIFA mund të jetë i disponueshëm për teknikun italian.
Gjithashtu bie në sy edhe ftesa për Ylber Ramdanin, ish-futbollistin e Partizanit që aktualisht luan në ligën e dytë të Danimarkës me skuadrën e Vejle. Sipas një akordimi me trajnerin e skuadrës Kombëtare A dhe të U-21, Ylber Ramadani do ti bashkohet skuadrës në datën 11 nëntor, pasi do të jetë i angazhuar me skuadrën kombëtare U-21 në takimin zyrtar eliminator të datës 10 nëntor në Tiranë.
Në Kombëtare rikthehet edhe mesfushori i Skënderbeut, Sabjen Lilaj, i cili së bashku me Alban Hoxhën do të jenë përfaqësuesit e vetëm të Kategorisë Superiore, në ekipin Kombëtar.

lista.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543