INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panucci shumë i mërzitur pas humbjes: Fajin e ka...

Panucci shumë i mërzitur pas humbjes: Fajin e ka...

Publikuar më: 22:33 10-09-2018

Edhe pse ndaj Skocisë u pa një ekip, i cili nuk arriti thuajse në një asnjë moment të krijonte një rast të denjë në portën kundërshtare, trajneri Panucci u shpreh pas ndeshjes së fitorja ishte e dhuruar për kundërshtarin.

Kundërshtari na dominoi. Ishte përgatitur keq ndeshja? Është mendimi juaj, unë kam mendimin se ndeshja është përgatitur mirë. Kemi dhuruar dy gola. Kemi pasur rastet tona, por ata shënuan, ndërsa ne nuk shënonim dot.

Duhej eksperienca e Bashës sot? Edhe mbrojtja ndryshoi në pjesën e dytë…

Ne kemi limitet tona në aspektin difensiv. Kundërshtari na ngacmon për të shkuar te zona e golit, dhe ne i japim hapësirë. Kemi pasur rastet tona, por në fushë ka pasur edhe lojtarë të tjerë me eksperiencë.

Çfarë ju shtyn të ngulmoni me mbrojtjen me tre?

Vuajtëm shumë në pjesën e parë dhe kaluam në mbrojtjen me 3. E përsërish u lejojmë shumë hapësira kundërshtarëve. Këto janë limitet tonë, nuk ka rëndësi nëse luan me 3 apo me rreshtim tjetër.

Arsyeja e mosaktivizimit të Bashës?

Nuk vlen vetëm një lojtar, por loja në grup, mënyra sesi luan skuadra, grinta e saj. Lejojmë shumë hapësira në 20 metrat e fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0034520626068115