INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panucci surprizon të gjithë me listën e re të lojtareve për ndeshjet miqësore [FOTO]

Panucci surprizon të gjithë me listën e re të lojtareve për ndeshjet miqësore [FOTO]

Publikuar më: 13:08 21-05-2018

Trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci ka bërë publike listën e lojtareve që do luajnë përgjatë dy miqësoreve që do të zhvillohen këtë muaj me Kosovën dhe në qershor me Ukrainën.

Mungesa e Armando Sadikunë në këto përballje ka shokuar të gjithë.

Tekniku italian ka menduar që lojtarin 26 vjeçar ta zëvendësoj me Armando Vajushin i cili që prej viti 2011 nuk ka luajtur me kombëtaren shqiptare.

Ky zëvendësim është bërë për shkak të formës së mirë fizik dhe njohjes së vjetër që Panucci ka me lojtarin shkodranë.

Të dy bashkë kanë bashkëpunuar përgjatë sezonit 2015-2016 me skuadrën e Livorno.

Megjithatë futbollisti i talentuar Armando Vajushin nuk është e vetmja hyrje e re në këtë listë.

Ndër të tjera spikat dhe emri i sulmuesit të Kukësit Sindrit Guri dhe mbrojtësi Egzon Binaku, që luan me skuadrën suedeze të Malmos. Francë.

Me përgatitjen e kësaj liste tekniku italian Panucci i la të gjithë të kuptojnë se strategjia e tij është futja e kandidaturave të reja në lojë.

Lista-zyrtare-per-dy-ndeshjet-me-Kosoven-dhe-Ukrainen-580x1024.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018429756164551