Gjatë konferencës për mediat një ditë para ndeshjes me Izraelin, trajneri i Kombëtares, Kristian Panuci ka folur edhe për padinë që i bëri ish presidentit Bujar Nishani, teksa ky i fundit e quajti sharlatan për shkak të humbjes me Kosovën. Panuçi u shpreh se njerëzit duhet të tregohen të edukuar dhe të flasin me korrektesë.
Pse e keni hedhur në gjyq presidentin Nishani, a keni folur me Dukën?
Çdo gjë ka vetëm një shpjegim, njerëzit duhet të tregohen të edukuar dhe të flasin me korrektesë për sa i përket deklaratave. Këto janë punët e mija, nëse jam konsultuar apo jo me presidentit.
Formacioni i provuar nga ana e Panuçit në stërvitjen e sotme rezervoi surpriza të mëdha. Kështu, në mbrojtje krahas Hysajt dhe Gjimshitit që ishin titullarë të padiskutueshëm, Veseli ka fituar balotazhin me Mavrajn, ndërsa Binaku ka ulur në stol Ansi Agollin.
Mesfusha do i besohet eksperiencës, pasi Xhaka, Memushaj dhe Basha do të jenë në qendër të saj. Sa i përket krahëve të sulmit, sërish kemi një surprizë, ndërsa Gavazaj dhe Hyka janë provuar titullarë, duke lënë jashtë kështu Eros Grezdën. Ky ishte formacioni që tekniku italian provoi në stërvitjen e sotme, ndërsa Strakosha dhe Guri ishin të padiskutueshëm në pozicionet e tyre.