INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panucci tregon sekretin: njerëz si Maldini më bënë të …

Panucci tregon sekretin: njerëz si Maldini më bënë të …

Publikuar më: 09:12 31-08-2018

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci në nëj intervistë për “Gazzetta dello sport” ka rrëfyer disa sekrete të karrierës së tij si trajner dhe si futbollist. Kur u pyet për ndjesitë që kishte për Milanin dhe Romën, Panucciështë përgjigjur kështu:

"Ishte fati im. Mbërrita 20 vjeç në Milanelo dhe gjeta një grup shokësh të jashtëzakonshëm, që më ndryshuan mentalitetin. Milani do të thotë titull, Champions, parfum Europe, kulturë sportive dhe edukim futbollistik. Njerëz si Tasoti, Maldini, Barezi dhe Donadoni më bënë të kuptoja rrugën e duhur."

Kjo është një gjë që e thonë të gjithë ata që kanë shkelur në Milanelo, por ju duhet të na jepni një shembull konkret…

"Sigurisht. Është shumë e thjeshtë: kishim stërvitje në dhjetë e gjysmë dhe unë paraqitem në stërvitje në 10 fiks. Pashë Barezin që kishte nisur punën që në orën 09:30… Mendova se kisha ngatërruar orar, por ai moment më bëri të kuptoj se aty kishte një bërthamë lojtarësh të papërsëritshëm, që punonin aq shumë sa të vinin në vështirësi nëse nuk bëje si ata." ka shtuar më pas Panucci.

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377