INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panucci zbulon stafin

Panucci zbulon stafin

Publikuar më: 14:25 19-07-2017

Kristian Panucci nuk ka ardhur i vetëm nga Italia për të drejtuar Shqipërinë, teksa janë zbuluar edhe anëtarët e stafit të tij.

Paolo Rodolfi do të jetë ndihmësi i Panuccit. 58-vjeçari në të shkuarën ka punuar te moshat e Parmë si dhe në ekipe të niveleve të ulëta në Itali.

Me Panuccin ai ka bashkëpunuar sezonin e fundit te Ternana dhe tashmë vijnë të dy së bashku te Shqipëria.

Alesandro Kiulini do të jetë përgatitësi atletik, që në të shkuarën ka qenë pjesë e Fiorentinës, Atalantës, Sasuolos, Rexhinës e disa klubeve të tjera. Edhe me Kiulinin Panucci ka punuar më parë te Livorno.

Gjithashtu në staf do të ketë edhe një person që do të analizojë videot e kundërshtarëve dhe ai do të jetë Alariço Rosi.

Stafi plotësohet edhe dy pjesëtarë të tjerë, të cilët do të jenë shqiptarë, por Panucci në konferencën për shtyp nuk i zbuloi emrat e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0040218830108643