Tranjeri i Kombëtares Kristian Panuçi e ka kaluar fazën e provës edhe zyrtarisht. Konfirmimi vjen nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili është i bindur se trajneri i ri ka bërë mirë, sidomos në dy ndeshjet e fundit.
“Jam i kënaqur nga stafi teknik në përgjithësi. Sigurisht ka patur edhe gabime të vogla, por në tërësi këto eliminatore ishin maksimumi.Asnjëherë Shqipëria nuk ka arritur të jetë në vendin e tretë në eliminatoret e një botërori”, deklaroi kreu i FSHF-së.
Megjithatë, gjithçka sa u përket eliminatoreve duket të jetë mbyllur këtu, pasi objektiv i radhës i vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit për stafin e ri të udhëhequr nga Kristian Panuci do të jetë kualifikimi për në europianin Euro 2020.
“Tashmë do të ketë dy rrugë për t'u kualifikuar për në finalet e europianit të ardhshëm nga Liga Nacionale dhe eliminatoret e europianit. Synimi ynë kryesor do të jetë kalifikimi për në kampionatin europian”, u shpreh ai.