Në një intervistë për revistën goal.com, trajneri italian ka komentuar gjendjen e tanishme të Real Madridi-t, nën drejtimin e trajnerit Solari dhe përballjen e ardhshme të ekipit në Champions League me Romën.
Trajneri u shpreh se të pasosh Zidane në pankinë është një detyrë mjaft e vështirë:
“Zidane fitoi tri Liga Kampionesh. Nëse e bëni këtë, patjetër je shumë i mirë si trajner. Shpresoj që Solari të ndjekë këtë rrugë dhe të fitojë sa më shumë, si Zidane”
Tekniku i kombëtares gjithashtu lëshoi një deklaratë ku theksonte faktin se të drejtosh Real Madridin është më e thjeshtë se drejtimi i Romës apo Shqipërisë:
“Kur një trajner i ri bën gjëra të mira, është mirë për të gjithë. Është më e lehtë për të trajnuar Real Madridin, sesa Romën, apo Shqipërinë. Solari ka një shans të madh për të bërë një punë të mirë...”
Trajneri nguli këmbë tek fakti se është më mirë kur ke një skuadër me lojtarë cilësorë, sesa një të tillë me nivelin mesatar.
Ai gjithashtu kishte një këshillë për trajnerin e ri në ndeshjen ndaj Romës.
“E vetmja detyrë e Solarit është që të motivojë lojtarët. Nëse ai do të përqendrohet tek kjo pikë ata patjetër do të reagojnë në fushën e lojës dhe nuk do lejojnë një rezultat tjetër negativ.”