INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paolo Fox tregon me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT gjatë fundjavës

Paolo Fox tregon me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT gjatë fundjavës

Publikuar më: 17:22 23-11-2018

E premtja dhe e shtuna do të jenë të rëndësishme, në një javë në gjendje të japë emocione. Dielli dhe Jupiteri janë të favorshëm, kështu që ju jeni përsëri në rrugën e duhur. Kush ka një aktivitet dhe prej punës ka nevojë për të lëvizur ose ndryshuar, në këtë periudhë është më i fortë. Marrëdhëniet kthehen dhe marrin rëndësinë e tyre, dhe dikush mund të kujtojë interesin tuaj, edhe pse fillimisht ka disa paqartësi. Do të ketë ftesa për t’u pranuar ose për t’u bërë. Dikush mund të ketë një marrëdhënie të veçantë me ju.

DEMI:

Fundjava e ardhshme do të jetë interesante, duhet të thuhet se e Diela do të jetë dita më e mirë për takime dhe emocione. Duhet thënë se në këtë periudhë duhet të jeni të kujdesshëm me investimet. Sektori i miqësisë nuk po kalon nëpër një fazë të mirë të yjeve. Kini kujdes të mos mbështeteni shumë në rastësinë, edhe nëse ka të bëjë me sferën e ndjenjave.

BINJAKET:

Kush është martuar prej pak kohësh dhe ka një moshë të re nuk e sheh shpesh partnerin. Ndërsa kush është vetëm nuk arrin të gjejë njeriun e duhur. Nëntori jep pak shpresë, por edhe largon disa siguri. Të rinjtë janë shumë nervozë. Të premten dhe të shtunën disa do të kuptojnë se realiteti është shumë larg imagjinatës dhe do mbyllen në vete. Kush ka ndërmend të bëjë projekte, të përfitojë nga dy ditët e ardhshme.

GAFORRJA:

Ka ndryshime në nivel profesional. Disa kanë patur ndonjë problem dhe po presin ndihmën e dikujt, që të arrijë të zgjidhë gjithçka. Në këtë situatë pakëz konfuze, e pësojnë marrëdhëniet sentimentale. Dukeni pak më të lodhur se zakonisht. E diela do jetë dita e duhur për t’u përpjekur që të forconi dashurinë.

LUANI:

Ata Luanë që kanë lënë betejën tani do të kthehen në një mënyrë prepotente në skenë. Këto ditë ju mund të ktheheni për të shprehur dëshirat tuaja me vendosmëri dhe të shfaqni me vendosmëri arsyet tuaja. Është gjithashtu e vërtetë që për disa muaj nuk keni pasur shumë dëshirë për të diskutuar. Nëse ka nyje të pazgjidhura, herët a vonë do të duhet të bëni hesapet pa e shtyrë në kohë. Rimëkëmbje gjatë fundjavës, edhe në dashuri.

VIRGJERESHA:

Për ju të shenjës së Virgjëreshës është e rëndësishme të mbani gjithçka nën kontrollin tuaj të kujdesshëm. Për të qenë të sigurt në atë që po bëni, ju keni filluar prej kohësh të studioni sjelljen e njerëzve rreth jush. Disa nuk kanë qenë të ndershëm me ju. Çdokush që është në konflikt me ju mund t’ju dëmtojë deri në fund të javës. Këshilla është që të jeni të kujdesshëm. Në fundjavë, do të jetë më mirë të jeni të kujdesshëm dhe të mos e teproni.

PESHORJA;

Kalimi i Venusit në shenjën tuaj nuk ka qenë i lehtë për t’u menaxhuar. Veç të tjerash është një kalim i përkohshëm dhe do të ezaurohet në pak kohë. Ju ka sjellë emocione kalimtare. Një ish mund të mos jetë i/e kënaqur me atë që po bëni dhe do të kërkojë më shumë. Kujdes polemikat, nëse ka patur kontraste përpiquni të shmangni debatet për të mos prishur fundjavën.

AKREPI:

Fundjava ju ndihmon të rekuperoni. E djeshmja ka qenë shumë e rëndë mes vonesave, kushtëzimeve dhe bllokimeve. Dikush ka qenë edhe viktimë e një sëmundjeje kalimtare. Tensionet kanë qenë të shumta. Këshilla është të përgatisni një aktivitet për të dielën. Ata që kanë një aktivitet prej kohësh, mund të duhet të shkojnë të punojnë gjetkë. Mund të dalë ndonjë shans pune më shumë, ndoshta më fitimprurës.

SHIGJETARI:

Kjo fundjavë do të karakterizohet nga vonesa dhe sëmundje të vogla. Do të jetë një fundjavë që ju fton të jeni më të kujdesshëm në mënyrën tuaj të jetesës. Ndoshta do të duhet të bëni diçka këtë fundjavë që nuk dëshironi ta bëni. Mosmarrëveshjet nuk gjejnë gjithnjë fitues, por mbani mend nëse keni bërë ndryshime për shkak të faktit se nuk keni pasur kohë të jeni me njerëzit që ju pëlqen. Më mirë të shmangni debatet në këtë ditë.

BRICJAPI:

Muaji nëntor vazhdon të jetë jo bindës, veçanërisht për dashurinë. Edhe ata që nuk kanë pasur histori për vite të tëra, ose që nuk kanë asnjë dyshim për besnikërinë e partnerit, janë hequr disi mënjanë për të pushuar. E diela do të jetë një ditë jo shumë në humor. Ju po përjetoni probleme të vogla të natyrës fizike. Gjunjët dhe qafa janë pikat tuaja të dobëta. Një dhjetor dashurie dhe idesh të mira ju pret.

UJORI:

E mira është që keni një familje të bukur dhe një bërthamë të mirë miqsh përreth. Përndryshe mund të kthehet një tension i madh. Ditët mes të martës dhe të enjtes mund t’ju kenë sjellë ndonjë problem të vogël. Ndoshta dikush është ndjerë keq, të tjerë janë nervozë sepse asgjë nuk ju ecën. Për çdo gjë që shkon mirë, duhet të bëni dhjetë që të kopensoni atë që shkon keq. Në këtë moment është më mirë të rrethoheni nga njerëz që sjellin qetësi.

PESHQIT:

Të premten dhe të shtunën nuk do mungojnë polemikat që mbase vijnë së jashtmi. Do jetë një situatë pak e lodhshme për t’u duruar. Shmangni lodhjen. Dikush që dje në mbrëmje nuk ndjehet në formë të përsosur, ndërkohë që e diela do jetë ditë më e mirë. Nga pikëpamja e marrëdhënieve sociale diçka nuk shkon. Çdo ditë ju ndodh të takoheni me njerëz që nuk janë në anën tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432