INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paolo Fox tregon me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT gjatë fundjavës

Paolo Fox tregon me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT gjatë fundjavës

Publikuar më: 14:23 04-01-2019

DASHI

Nga natyra, ju kaloni nga qetësia tek energjia, duke kaluar kështu nga një qasje në tjetrën. Kështu po ndodh tani, pas një periudhe shumë të vështirë dhe të lodhshme, ju jeni gati për t’u kthyer të karikuar dhe ambiciozë, vetëm sonte mund të ketë një rënie të vogël. Në dashuri, kuadri i favorshëm i yjeve do të bëjë që gjërat të shkojnë edhe më mirë pas fundjavës.

DEMI

Është një ditë e premte që është një prelud për një fundjavë të rëndësishme. Me Saturnin në anën tuaj ka shpresa të mira dhe të largoni ankthet. Të lindurit nën këtë shenjë janë zakonisht shumë të durueshëm dhe kjo ju lejon të mos shpërtheni për një refuzim të marrë ose për shkak se keni të bëni me dikë që bën gjëra si kërmilli. Fundjava e ardhshme premton të jetë shumë e pasionuar.

BINJAKET

Ftesa e ditës është që të jeni të duruar, si nga pikëpamja sentimentale, ashtu edhe në punë.Sa i përket kësaj të fundit, ka tensione që duhet të zgjidhen dhe duhet bërë shumë kujdes me praktikat që zhvillohen, për fat të keq Hëna dhe Jupiteri të pafavorshëm nuk ndihmojnë. Qoftë nëse jeni të rinj në mjedisin e punës, qoftë nëse ka ndryshuar shefi, situata nuk është më e njëjta dhe nga kurioziteti, keni kaluar tek lodhja.

GAFORRJA

Kush jeton dy histori dhe qëndron pezull apo kush ka situata familjare ku mbretëron polemika, duhet të shfaqë tolerancë dhe durim, të paktën deri të dielën. Në fakt do ishte rrezik i madh të humbisnit qetësinë dhe të gabonit. Dikush vjen nga një problem fizik apo të një natyre personale, tani duhet të rekuperoni, pa nxitim dhe me maturi.

LUANI

Prej ditës së premte do të filloni të mendoni seriozisht për dashurinë, pasi keni jetuar në vitin e kaluar disa marrëdhënie të veçanta, me një nëntor negativ dhe dhjetorin kritik. Shkurtimisht, marrëdhëniet ekzistuese dhe në krizë mund të përmirësohen, gjithashtu sepse nga e hëna 7 janar, fati fillon të kthehet në anën tuaj.

VIRGJERESHA

Duhet të thuhet se shëndeti sigurisht që nuk është shumë mirë, me të vërtetë, moti i ftohtë ju ka vënë disi poshtë. Duke folur për gjëra të bukura, fundjava do të flasë për dashurinë. Por bëni kujdes, megjithatë, raportet paksa kritike ose të lindura pothuajse papritmas, ku dallimet në shumë aspekte janë të shumta mes të dy njerëzve, kalojnë nëpër një fazë negative. Ka ardhur koha për të bërë një rishikim.

PESHORJA

Një kuadër yjor i kushtëzuar nga shenja në ngjitje: nëse juaja është Dashi, Luani apo Shigjetari, jeni të predispozuar për një të ardhme shumë të mirë. Për të tjerët ka shumë dyshime, vlerësohen veprimet dhe njerëzit. Në dashuri ndonjë dyshim mund të kthehet në fundjavë, por do ishte e gabuar të humbnit kontrollin. Këshillohet maturi, edhe në familje.

AKREPI

Po vijnë tre ditë që ju ftojnë të doni dhe të realizoni një ëndërr. Venusi dhe Saturni favorizojnë projektet dhe planifikimin e tyre, por nëse diçka nuk ka shkuar në drejtimin e dëshiruar, duhet të ndryshoni dhe të rifilloni sërish në javën e ardhshme. Priten risi në punë.

SHIGJETARI

Të gjitha yjet janë në anën tuaj dhe do t’ju mbështesin para së gjithash për të zgjidhur situata të caktuara. Muajt e parë të vitit do të paraqesin konflikte dhe ju do të duhet të siguroheni që të shpëtoheni prej tyre duke deleguar shumë përgjegjësi. Është koha për t’i dhënë fund të bërit sikur, do të duhet ta bëni për mirëqenien tuaj. Nëse doni të udhëtoni dhe të ndërmerrni situata të tjera, bëjeni atë sepse qielli ju ndihmon.

BRICJAPI

Ka shumë përgjegjësi që vijnë gjatë fundjavës. Dielli dhe hëna hyjnë në shenjën tuaj, që do të thotë se në qoftë se keni probleme me dikë ose diçka, është koha për të folur për këtë me vendosmëri. Shmangni tensione me shenjat e Dashit dhe Gaforres, që mund t’ju bëjë të paqëndrueshme nga pikëpamja emocionale.

UJORI

Duhet të udhëtoni, të lëvizni, të hapeni ndaj emocioneve dhe të jetoni marrëdhënie të reja. E shtuna dhe e diela mund të rekuperojnë kohën e humbur dhe të gjeni qetësinë që ju ka ikur. Në punë keni mbjellë shumë, por keni korrur pak, gjërat do të shkojnë më mirë. Fundjavë pozitive për takimet, kush në dhjetor ka patur një krizë në çift, tani është pak më mirë.

PESHQIT

Një tjetër ditë pak në rënie, dikush është ndjerë keq që nga e mërkura. Puna ju thërret por do ishte e rëndësishme të rrinit në familje gjatë kësaj periudhe. Ndonjëherë jeni shumë të dobët, ndonjëherë keni kaq shumë energji, saqë do të donit të sfidonit këdo, por një farë mbështetje ju duhet. Kush jeton vetëm me punën, pa qenë i dashuruar apo pjesë e një familje, fillon të pyesë nëse është kjo që dëshiron vërtetë: pa dashuri nuk ka jetë.

Article Logic
Execution time: 0.0041730403900146