INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paolo Fox tregon me detaje çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT gjatë javës (17-23 DHJETOR)

Paolo Fox tregon me detaje çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT gjatë javës (17-23 DHJETOR)

Publikuar më: 17:58 16-12-2018

Yjet do të ndryshojnë gjithçka! 

Dashi: Në fillim të javës do të keni fat dhe do të ndiheni në humor të mirë, sepse Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj. Në aspektin profesional do të merrni lajme të mira. Mërkuri në shenjë do t’ju ndihmojë që të vendosni kontakte me njerëz interesantë dhe projektet tuaja të marrin udhën e zgjidhjes. Bëni kujdes vetëm ditën e shtunë dhe të diel kur mund t’ju dalë ndonjë e papritur...

Demi: Tani që Venusi nuk është më i kthyer nga shenja juaj, do të jetë e vështirë ta jetoni lidhjen në qetësi dhe harmoni. Konfliktet me partnerin do të thellohen aq sa mund të rrezikohet vetë lidhja në çift. Shtyjini çështjet e rëndësishme për të martën dhe të mërkurën, sepse ato do të jenë ditë me fat. Hëna në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë të vendosni dialogun mes jush.

Binjakët: Hëna në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj do të zbusë disi ndikimin e Mërkurit. Nëse gjërat në aspektin profesional nuk kanë shkuar dhe aq mirë këto kohët e fundit, tani më në fund mund të merrni frymë të lehtësuar dhe të prisni lajme të mira, sidomos gjatë ditëve me fat të enjten dhe të premten. Marsi gjithashtu do të ndikojë që të ndiheni të lodhur dhe të pafuqishëm.

Gaforrja: Gjithçka do t’ju shkojë mirë në çështjet e zemrës, sepse Venusi është i kthyer nga shenja juaj dhe marrëdhënia me partnerin do të jetë shumë e kënaqshme. Në fundjavë, falë Hënës në shenjë, do të përjetoni emocione pafund. Beqarët të rrinë në gatishmëri, sepse mund të kenë takime të rëndësishme. Marsi do t’ju ndihmojë të ndiheni mirë fizikisht dhe të gatshëm për të realizuar synimet tuaja.

Luani: Venusi do të largohet nga shenja juaj dhe zënkat me partnerin sa vijnë e do të thellohen. Ditët më të mbara të javës do të jenë e enjtja dhe e premtja, sepse Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj. Të martën dhe të mërkurën gjendja do të jetë e tensionuar. Ju leverdis të përqendroheni te puna, sepse aty do të merrni kënaqësitë më të mëdha dhe do të keni të reja interesante.

Virgjëresha: Largimi i Marsit jua rëndon gjendjen shpirtërore. Situata në aspektin profesional nuk parashikohet të jetë më e mirë, falë edhe pozicionimit të pafavorshëm të Mërkurit. Marrëdhënia me kolegët dhe eprorët do të jetë e ndërlikuar. Për fat, Venusin do ta keni në anën tuaj dhe do të mund të gjeni ngushëllim. Gjithçka do t’ju ecë mirë në aspektin e ndjenjave. Fundjava do të jetë e mbushur me emocione.

Peshorja: Në fillim të javës do të ndiheni disi nervozë, sepse Hënën nuk do ta keni aleate. Por mos u shqetësoni shumë sepse do të keni Mërkurin në anën tuaj, i cili do të ndikojë për mirë në zgjidhjen e problemeve. Ditët më me fat të javës do të jenë e enjtja dhe e premtja. Ku i dihet, mbase gjatë atyre ditëve mund të merrni ndonjë surprizë të bukur...

Akrepi: Kjo do të jetë një javë e mbushur me pasion, gjatë së cilës do të përjetoni emocione të forta. Ditët me fat do të jenë e shtuna dhe e diela, atëherë kur edhe Venusin do ta keni në shenjë. Të martën dhe të mërkurën mund të lindin probleme në aspektin profesional dhe falë Hënës në pozicion të pafavorshëm t’ju dalë ndonjë pengesë e paparashikuar...

Shigjetari: Falë pranisë së Mërkurit në shenjë do të keni suksese të njëpasnjëshme. Do të jeni në qendër të vëmendjes si në aspektin profesional edhe në atë familjar. Do të rrethoheni nga dashuria e të afërmve tuaj. Bëni kujdes të enjten dhe të premten, sepse Hënën do ta keni kundër. Gjatë atyre ditëve mund të ndiheni në humor të keq pa pasur një arsye të veçantë. Momenti i vështirë do të kalojë shpejt dhe fundjava do të jetë e mbushur me emocione.

Bricjapi: Venusi dhe Marsi do t’ju favorizojnë, do të nxjerrin në pah shpirtin tuaj luftarak dhe do të ndikojnë që të tregoheni të vendosur, sidomos në çështjet e zemrës. E dini mirë çfarë doni dhe nuk keni frikë ta kërkoni. Kujdes të mos e ekzagjeroni me kërkesat tuaja ditën e shtunë dhe të diel, kur Hëna nuk ju favorizon. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë me fat.

Ujori: Gjithçka duket se ju ecën më së miri në aspektin profesional. Jeta juaj sentimentale vazhdon të ketë probleme, por mos u shqetësoni sepse shumë shpejt do ta gjeni ekuilibrin e humbur. Shfrytëzojini sa më shumë që të mundeni ditët kur Hëna ju favorizon, më saktë të hënën, të enjten dhe të premten. Bëni kujdes të martën dhe të mërkurën, sepse mund të keni debate me partnerin.                                                                                    Peshqit: Me Marsin në shenjë do të jeni të pandalshëm. Do të ndiheni energjikë dhe me dëshirën për të vepruar. E megjithatë, në aspektin profesional mund të hasni ndonjë vështirësi. Gjithçka do t’ju ecë mbarë në fushën e ndjenjave. Venusi është kthyer nga shenja juaj dhe lidhja juaj do të shkojë më së miri. Të enjten dhe të premten gjendja mund të jetë disi e tensionuar, por në fundjavë gjithçka do të zgjidhet.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047