Zëvendëstrajneri dhe drejtori teknik i kombëtares Paolo Tramezani është larguar nga skuadra kuqezi për të nisur një aventurë të re te Lugano në Zvicër.
Tramezani, bashkëpunëtori i ngushtë dhe i besueshëm i trajnerit De Biazi do të zëvendësojë teknikun e larguar Manzo, i cili deri dje drejtonte skuadrën zvicerane.
Para se të nisë detyrën e re te Lugano, tekniku italian duhet të zgjidhë kontratën me FSHF-në dhe RAI-n, bëjnë të ditura mediat italiane.