Papa Françesku dhuroi 500,000 dollarë për ndihmë për emigrantët në Meksikë. Shuma do të shkojë për të mbështetur 27 projektet e 16 dioqezave dhe kongregacioneve fetare në vend që përballen me ardhjen e amerikano-qendrorëve që drejtohen për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi është të vazhdojë të ofrojë strehim, ushqim dhe nevoja themelore për njerëzit që ikin dhe mbahen në kufi me SHBA.
Për të përfituar nga kjo ndihmë në dollarë do të jenë 13 projekte që tashmë janë miratuar për dioqezat e Cuautitlán, Nogales (dy), Mazatlán, Querétaro, San Andrés Tuxtla, Nuevo Laredo (dy) dhe Tijuana; si dhe për skalabrinët, kongregacionin e Zemrave të Shenjta të Jezusit dhe të Marisë dhe Motrave Josefinas. PO ashtu, 14 projekte po vlerësohen.
Në vitin 2018 ata hynë në Meksikë, pasi udhëtuan më shumë se 4.000 kilometra në këmbë dhe me mjete të improvizuara, ku ishin gjashtë karvanë emigrantësh, për një total prej 75.000 njerëzish nga Hondurasi, El Salvador dhe Guatemala.