INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Papa Françesku: Gazetaria bazuar në thashetheme është një formë terrorizmi

Papa Françesku: Gazetaria bazuar në thashetheme është një formë terrorizmi

Publikuar më: 09:17 23-09-2016

Papa Françesku ka për të gjithë dhe çdo dalje e tij publike karakterizohet nga delarata të forta, duke prekur gjithmonë temat më delikate.

Këtë herë e kishin radhën gazetaria dhe natyrisht gazetarët. Ai deklaroi dje se gazetaria e bazuar në thashetheme është një formë “terrorizmi” dhe mediat që stereotipizojnë popuj të tërë apo kultivojnë frikën ndaj emigrantëve po veprojnë në mënyrë shkatërrimtare. Ati i shenjtë i adresoi komentet e tij në drejtim të liderëve të medias italiane dhe shtoi se gazetarët duhet të përshkojnë edhe një kilometër më tepër në kërkim të së vërtetës, veçanërisht në një periudhë ku lajmet zhvillohen minutë për minutë. Autoriteti më i lartë i kishës katolike tha se të përhapësh thashetheme është një shembull “terrorizmi, si mund të vrasësh një person nëpërmjet gjuhës”. Sipas tij, kjo është edhe më e vërtetë për shkak se “zëri i gazetarëve mbërrin tek të gjithë duke u kthyer kështu në një armë shumë të fuqishme”.

Papa Françesku , i cili ka mbrojtur shpesh dhe në mënyrë të fortë të drejtat e refugjatëve dhe emigrantëve, deklaroi se gazetaria nuk duhet të përdoret si një “armë shkatërrimi kundër njerëzve dhe popujve të tërë”. Fjalët e kryekatolikut bëhen edhe më konkrete vetëm po të kujtojmë se vitin e kaluar, gazeta e djathtë “Libero”, të nesërmen e sulmeve që vranë 130 vetë në Paris, e hapi numrin e titullin “Bastardë Islamikë”. Një tjetër gazetë e djathtë, “Il Giornale”, ka shkruar për situatën kaotikë në Libi dhe rrezikun e mundshëm të ardhjes së militantëve në Itali nën titullin “ISIS po vjen. Le të armatosemi”.

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916