Një tjetër personazh i dashur për të gjithë i është bashkuar familjes së madhe të Instagramit.
E kemi fjalën për Papa Franceskun, i cili ndonëse në moshën 79-vjeçare dhe me statusin e liderit të Kishës Katolike në Romë, ka inaguruar përgjatë fundjavës profilin e tij të ri në mediat sociale. Një profil ky i cili brenda 24 orësh ka kapur shifrën e 1.2 milionë ndjekësve. Shifër goxha e lartë duke pasur parasysh natyrën e postimeve në faqe. Në foton e parë që ka ndarë me ne, Papa është shfaqur i ulur në gjunjë përpara një altari duke u lutur. Foto e cila është shoqëruar me mbishkrimin "Pray for me", në disa gjuhë të botës, a thua sikur donte të na thoshte se Instagrami është një grackë e madhe ku shumë pak ia dalin të shpëtojnë pa pasoja!