Fenomeni në rritje i homoseksualitetit ka qenë kryefjala e intervistës më të fundit të Papa Françeskut.
Ky i fundit është shprehur në mënyrë kategorike, kundër priftërinjve gay në kishën katolike.
Sipas tij, disa shoqëri po e konsiderojnë homoseksualitetin një mënyrë jetese dhe kjo gjë ka sjellë shqetësime brenda kishës katolike.
Intervista e Papa Françeskut për misionarin spanjoll Fernando Prado, është publikuar nga e përditshmja italiane Corriere della sera.
Papa Françesku tha:
Në shoqëritë tona, duket se homoseksualiteti është në modë. Dhe ky mentalitet, në njëfarë mënyre, gjithashtu ndikon në jetën e kishës”, u shpreh ai në intervistën e dhënë për priftin misionar spanjoll, Fernando Prado”