Papa Françesku përmes një mesazhi ka folur për sulmet terroriste në Belgjikë.
Ai shkruan se dënon këto sulme dhe solidarizohet me familjet që humbën të dashurit e tyre.
Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, thotë se ia beson mëshirës së Zotit personat, që kanë humbur jetën, dhe bashkohet në lutjen e në dhimbjen e të afërmve të tyre. Ai shpreh solidaritetin e tij më të thellë dhe i bekon familjet dhe të gjithë ata, që kontribuojnë në dhënien e ndihmës, duke i kërkuar Zotit t’u sjellë paqe e ngushëllim në këtë sprovë. Ati i Shenjtë dënon sërish dhunën e verbër, e cila shkakton kaq shumë vuajtje, si dhe i përgjërohet Hyjit për dhuratën e paqes e i lutet të diktojë bekime hyjnore për familjet e sprovuara dhe për belgët.