INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Papa Françesku ndërohet nga Shqipëria me një bust!

Papa Françesku ndërohet nga Shqipëria me një bust!

Publikuar më: 11:32 15-03-2016

Vendimi i Këshillit Bashkiak për vendosjen e Bustit të Papa Françeskut në Tiranë u bë realitet.
Përmendorja u vendos parën Këmbanës së Paqes në sheshin përpara Piramidës dhe për u organziua dhe një ceremoni e veçatë ku morrën pjesë, Presidenti, Bujar Nishani, Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi dhe përfaqësues të Klerit katolik.

Në ceremoni, Presidenti Nishani tha:

 “Papa Françesku përshkoi këtë rrugë, bulevard duke e bekuar vendin e martirëve dhe vetë popullin shqiptar.Përurojmë bustin e Atit të Shenjtë. Busti përpara ish vendit ku ishte diktatori që shembi kisha e xhami dhe vrau klerikë e besimtar të pafajshëm. Diktatura është periudha më e errët e Shqipërisë, pasi ndaloi edhe fenë.Jam i privilegjuar dhe krenar për këtë moment. Shenjtërimi i Nënë Terezës është mëse i merituar dhe na bën krenar. Shenjtërimi, mirënjohje të thellë për Papën. Besojmë tek vlerat e vërteta njerëzore.Harmonia fetare në ka bërë të veçantë. Këtë harmoni duhet ta përhapim edhe tek të tjerët, sidomos me ngjarjet e fundit që në emër të besimit po marrin jetë. Besimtarët shqiptar e pritën Papa Françeskun duke hapur dyert e zemrave e shpirtrave. Të ruajmë harmoninë fetare.”

Ndërsa, Peleshi u shpreh se është i emocionuar se vizita e Papës në Shqipëri i tregoi botës harmoninë fetare që ekziston këtu.

Edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj se për vendosjen  këtij busti, vendimi u morr në unanimitet të plotë nga ana e Këshillit Bashkiak.

Pjesë nga fjala e Veliaj:

“Vendimi më unanim i marrë ndonjëherë nga Këshilli Bashkiak për Atin e Shenjtë. Më shumë gjëra na bashkojnë se na ndajnë. Nderojmë Atin e Shenjtë përmes këtij busti. Ardhja e Papa Françeskut, moment i bukur për Shqipërinë. Ne kemi pasur e kemi histori të vështirë, por asnjëra prej tyre nuk i ka rrënjët tek feja e besimi. Arsyeja për tu ndarë e përçarë ka rezultuar faktor bashkimi. Papa dha mesazhe bashkimi e solidariteti. Vëllazëria fetare u ruajt me fanatizëm dhe është “paja”, që Shqipëria i sjell Evropës".
Ndërkohë,  Nunsi apostolik në Tiranë ka falënderuar Shqipërinë për këtë bust që vjen në tre vjetorin e zgjedhjes së Papa Françeskut në krye të Vatikanit.
“Ne jemi mbledhur në përvjetorin e tretë të zgjedhjes së Papa Françeskut dhe pas vizitës së tij në Shqipëri. Shumë prej jush u përfshitë ne atë vizitë dhe në mesazhin e fortë për shpresë e solidaritet për shqiptarët. Ju nuk i keni harruar fjalët e tij dhe emocionet që ai ndjeu gjatë kësaj vizite. Ai tregoi atë ndjesi edhe në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan se çfarë pa dhe si e priti Shqipëria atë"

E për konçidencë, po këtë ditë Papa ka caktuar datën e kremtimit të ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës. Ajo do të mbahet në 4 shtator.

Article Logic
Execution time: 0.0055749416351318