INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Papa Francesku në Shqipëri. Çfarë ndodhi para tre vitesh?

Papa Francesku në Shqipëri. Çfarë ndodhi para tre vitesh?

Publikuar më: 09:04 21-09-2017

Vizita e Papa Franceskut në Shqipëri, si sot e tre vite më parë në orën 09:06 minuta, ishte shumë domethënëse për të gjithë shqiptarët. Në dhe një herë treguam se jemi një vend më tolerancë dhe bashkëjetese fetare.

“Edhe pse është një vend me shumicë myslimane, Shqipëria nuk është një vend mysliman, por europian, për kulturën e bashkëjetesës dhe historinë që ka pasur!”

Kjo është batuta më e fortë që Papa Francesku ka bëri gjatë fluturimit Tiranë-Romë, pasi përfundoi të dielën e 21 shtatorit, vizitën 11-orëshe në vendin tonë. E më pas shton: “Shqiptari nuk është tolerant, por të bëhet vëlla. Ka aftësinë e vllazërimit, dhe kjo dallohet te bashkëjetesa, dhe bashkëpunimi mes feve: myslimanë, ortodoksë e katolikë, të gjithë bashkëpunojnë si vëllezër”.

Pas gjithë këtyre fjalëve të mira, Ati i Shejntë  bashkoi politikën e njerëzit dhe rilindi Shqipërinë në sytë e botës. Gjithashu ai zhvilloi një takim me presidentin dhe u shoqërua nga kryeministri Edi Rama. Sheshi Nënë Tereza u mbush plot më njerëz dhe u duk si një vend pelegrinazhi

Ardhja e Atit të Shejnt  në Shqipëri bëri zë në të gjitha mediat e huaja në mbarë botën, ne u cilësuam  nga ata,  si një vend mikpritës dhe i paqtë.

Article Logic
Execution time: 0.0033829212188721