INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Papa Françesku në xhami, jep mesazhe paqeje

Papa Françesku në xhami, jep mesazhe paqeje

Publikuar më: 15:02 03-10-2016

Me këmbë të zbathura, siç e kërkon feja myslimane, Papa Françesku hyri sot në xhaminë “Heydar Aliyev” në Baku, së bashku me shehun e myslimanëve të Kaukazit, Allahshukur Pashazadeh, me të cilin ishte takuar pak minuta më parë privatisht.

Ishte vizita e fundit e Atit të Shenjtë, para ceremonisë së lamtumirës në aeroportin e kryeqytetit, me të cilën i dha fund udhëtimit të tij të 16-të apostolik në Gjeorgji e në Azerbajxhan.

“Fakti që jemi këtu sot, së bashku, është bekim!”, tha Papa, në takimin ndërfetar, ku përveç myslimanëve dhe katolikëve, ishin të pranishëm edhe ortodoksët dhe hebrenjtë e vendit. “Është shenjë e madhe, të takohemi në miqësi vëllazërore në këtë vend lutjeje – vijoi Ati i Shenjtë – shenjë, që tregon atë harmoni, që mund të arrijnë fetë së bashku, duke u nisur nga marrëdhëniet personale dhe nga vullneti i mirë i përgjegjësve”.

Në xhaminë, ku shehu i myslimanëve i dhuroi një kopje të Kuranit dhe një sixhade, Papa nënvizoi se “jo kundërvënia, por bashkëpunimi, ndihmon të ndërtohen shoqëri më të mira e paqësore, si edhe të promovohet dialogu dhe kultura. Duke ua hapur dyert mikpritjes dhe integrimit, hapen portat e zemrave të secilit dhe portat e shpresës për të gjithë”.

Duke cituar poetin e madh të Azerbajxhanit, Nizami Ganjavi, Ati i Shenjtë vërejti se bashkëpunimi me të tjerët “nuk varfëron, por pasuron, sepse  na ndihmon të jemi më njerëzorë: të pranojmë se jemi pjesë aktive e një bashkësie më të madhe dhe ta interpretojmë jetën si dhuratë për të tjerët; të shohim si qëllim jo interesat vetjake, por të mirën e njerëzimit; të veprojmë pa idealizma e pa interventizma, pa shkaktuar ndërhyrje të dëmshme e pa detyrime, por gjithnjë, duke respektuar dinamikat historike, kulturat dhe traditat fetare”.

“Pikërisht fetë – nënvizoi më tej Papa Françesku – kanë një detyrë të madhe: t’i shoqërojnë njerëzit në kërkim të kuptimit të jetës, duke i ndihmuar ta marrin vesh se aftësitë e kufizuara të njeriut dhe të mirat e kësaj bote nuk duhet të bëhen kurrë absolute… Feja është e nevojshme për njeriun, për të arritur qëllimin e tij, është busull për ta orientuar drejt së mirës e për ta larguar nga e keqja, e cila qëndron gjithnjë e strukur në portën e zemrës. Në këtë kuptim, fetë kanë një detyrë edukative: të ndihmojnë për të nxjerrë nga njeriu anën më të mirë të tij”, citon Radio Vatikani.

Article Logic
Execution time: 0.0041918754577637