Si një njeri i Zotit, Papa Françesku e di mirë që përulësia para njerëzve më të dobët është një virtyt dhe se askush nuk duhet të turpërohet për këtë.
Ati i Shenjtë lau dhe puthi këmbët e 12 të burgosurve, duke u thënë atyre të shmangin çdo strukturë hierarkie ose ligjin e më të fortit në burg dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.
Paraardhësit e Françeskut mbanin ritin tradicional të së enjtes së Shenjtë në një nga bazilikat e mëdha të Romës, duke larë këmbët e 12 priftërinjve.
Por, për të theksuar simbolizmin e shërbimit, Papa aktual e transferoi atë në vendet e vuajtjes së dënimit, si burgjet, qendrat e emigrantëve apo azilet e pleqve.
Ai udhëtoi këtë vit në një burg në qytetin Velletri, rreth 40 km në jug të Romës. Është hera e pestë që nga zgjedhja e tij në vitin 2013, që ai ka mbajtur shërbimin, i cili përkujton gjestin e Jezuit që iu përul apostujve të tij, natën para se të vdiste, në burg.
Papa Francesku u tha të burgosurve se në kohën e Jezusit, larja e këmbëve të vizitorëve ishte punë e skllevërve dhe e shërbëtorëve.