INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Papa Françesku uron Krishtlindjet: Të marrë fund lufta, lutem për Aleppon!

Papa Françesku uron Krishtlindjet: Të marrë fund lufta, lutem për Aleppon!

Publikuar më: 14:03 25-12-2016

Papa Françesku gjatë meshës të së dielës në Vatikan ka dhënë mesazhin tradicional të urimit për festën e Krishtlindjeve. Mesazhin tradicional te Krishtlindjes, Urbi et Orbi, Papa Francesku ia kushtoi situatës ne Siri, duke përcjellë në këtë ditë të shënuar nga sheshi i Shen Pjetrit në Vatikan një apel për paqe.

“Paqe për të gjithë në Siri, ku është derdhur shumë gjak, veçanërisht në Alepo ku javët e fundit janë kryer beteja nga më të ashprat. Është urgjente që të respektohen të drejtat humanitare, të garantohet asistencë për popullsinë civile, që gjenden në situate të dëshpëruar vuajtjeje dhe mjerimi. Është koha që armët të heshtin dhe komuniteti ndërkombëtar të ndërhyje që të gjejë një zgjidhje të negociueshme për vendin e që të rivendosen bashkëjetesa civile.”

Por lutjet e Papës shkuan edhe per fëmijët qe vuajnë nga luftërat dhe për emigrantët.

“Paqe per fëmijët, veçanërisht për ata që jane të privuar nga gëzimet e fëmijërisë për shkak të urisë, luftërave dhe egoizmit të të rriturve. Paqe për ata që kanë humbur një person të dashur nga aktet e terrorizmit, që kanë mbjellë frikë dhe vdekje në shumë vende dhe qytete.  Paqe për refugjatët dhe emigrantët, për popujt që sot vuajnë për shkak të ambicieve ekonomike të pak njerëzve, për ata që kanë vuajtur pasojat e tërmeteve, apo katastrofave natyrore”.

Me herët në meshën e Krishtlindjes Ati i Shenjtë tha se kjo festë është marrë peng nga materializmi, që e lë Zotin në hije dhe bën që shumë njerëz të jenë të verbër ndaj nevojave të të uriturve, emigrantëve dhe viktimave të luftës dhe për ketë arsye duhet të çlirohet. Ceremonitë në Vatikan janë zhvilluar nën masa të larta sigurie, pas paralajmërimeve për sulme të mundshme në Europë.

Article Logic
Execution time: 0.0033760070800781