Një vizitë e papritur ka qenë ajo e Papa Françeskut i cili vizitoi 20 prostituta në shtëpitë e tyre në Romë. Gjatë bashkëbisedimit me to, Papa ka përshkruar trafikimin e qënieve njerëzore si ndërlidhje me prostitucionin dhe e ka quajtur “krim kundër njerëzimit”. Pjesë e grupit të këtyre vajzave që u vizituan nga Papa, ishin edhe katër femra shqiptare ndërsa shtatë nga Nigeria dhe gjashtë nga Rumania.
Sipas deklaratës së Vatikanit, tre femrat e tjera ishin nga Italia, Tunizia dhe Ukraina. Ato janë të moshave rreth të 30-ve dhe po strehohen nga bashkësia katolike, në një banesë në Romë, pasi janë shpëtuar nga trafikuesit dhe bosët e tyre.
Vizita përkoi me atë që është quajtur “E premtja e Mëshirës” së Françeskut, ku ai realizon nga një vizitë të paorganizuar të mëshirës në muaj, në një të premte, kryesisht në Romë apo në afërsi të kryeqytetit italian.
Papa, 79-vjeçar, dëgjoi rrëfimet e tyre të trishta, pasi të gjitha kishin përjetuar dhunë të rëndë fizike. Vizita përkoi me atë që është quajtur “E premtja e Mëshirës” së Françeskut, ku ai realizon nga një vizitë të paorganizuar të mëshirës në muaj, në një të premte, kryesisht në Romë apo në afërsi të kryeqytetit italian.