INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Papa Françesku viziton ishullin Lesbos, pritet të marrë me vete 10 refugjatë

Papa Françesku viziton ishullin Lesbos, pritet të marrë me vete 10 refugjatë

Publikuar më: 10:44 16-04-2016
 
 
Raportohet se Papa po planifikon të kthejë 10 refugjatë në Vatikan ndërkohë që nxit Europën të zhvendosë mijëra azilkërkuesit e bllokuar në Greqi.
Një vendas ia konfirmoi lajmin agjencisë së lajmeve AFP ndërsa Papa Francesku nisi turin e tij në ishullin grek, Lesbos, me lider të kishave Katolike dhe Ortodokse.
Plani i tij nuk mendohet të dhunojë termat e marrëveshjes së diskutueshme Europë – Turqi, për emigrantët e ardhur përpara datës 20 Mars. 8 sirianë dhe 2 afganë do të ngjiten në aeroplanin e Papës kur ai të lërë Lesbosin të shtunën vonë.
 
Ndërkohë që sirianët kanë prioritet nga skema e zhvendosjes drejt Europës, afganët janë përjashtuar nga pjesa më e madhe e programeve dhe ndaluar që të kalojnë kufinjtë duke qenë se ata nuk konsiderohen refugjatë.   
Pavarësisht masave të marra, të dënuara nga grupet e të drejtave të njeriut si “Të turpshme” dhe “jo njerëzore”, kërkuesit e azilit që i largohen luftës dhe persekutimit në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, vazhdojnë të vijnë.
 
 “Refugjatët nuk janë numra, ata janë njerëz që kanë fytyra, emra, histori dhe duhet të trajtohen si të tillë” shkruhej në një nga llogaritë zyrtare të tij nërsa vizita sapo kishte nisur.
Frontex ,  Agjencia Kufitare Europiane, ndaloi një varkë që mbante 41 sirianë dhe irakenë jashtë ishullit të Lesbos, 3 orë përpara se Papa të mbërrinte.
Papa ishte atje për të vizituar Moria-n, një kamp refugjatësh që aktualisht strehon pothuajse 3000 emigrantë.
 
Delegatët do të hanë drekë me përfaqësuesit e refugjatëve dhe do të bëjnë një deklaratë të përbashkët  përpara se të drejtohen për një kyeqytetin e ishullit për një shërbim lutjesh, në kujtim të shumë azilkërkuesve që janë mbytur në përpjekje për të arritur në Europë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779