Djalli është gjallë dhe duke punuar pa pushim për ta rrënuar Kishën Romake Katolike, ka thënë Papa Francesku.
Ai tha se Satani e ka fajin për krizën me abuzime seksuale dhe iu ka kërkuar katolikëve nga e gjithë bota që të recitojnë një lutje të veçantë çdo ditë në tetor, për ta mposhtur atë.
“Kisha duhet të shpëtohet nga sulmet e një keqdashësi, akuzuesi të madh dhe në të njëjtën kohë të bëhet gjithnjë e më e vetëdijshme për fajin e tij, gabimet dhe abuzimet e kryera tani dhe në të kaluarën”.
Prej kohës kur u zgjodh ai ka besuar se djalli është i vërtetë. Në një dokument të lëshuar në prill, Papa e përmendi djallin më shumë se disa herë. Kohët e fundit Kisha është goditur vazhdimisht nga skandalet me abuzime seksuale, prej Gjermanisë, në SHBA e deri në Kili. Në të njëjtën kohë, një polarizim i thellë mes konservativëve dhe liberalëve të Kishës është parë në rrjete sociale.