Jetë të lumtur çiftit!
Në një ceremoni të ngrohtë, mes familjarëve dhe miqve të ngushtë, ata i thanë po njëri-tjetrit përgjithmonë.
Moderatorja shumë e dashur e programit “Tring Stars”, i ka dhënë ditën e djeshme fund beqarisë. E veshur me një fustan të bardhë mjaft elegant, Katerina Trungu i ka thënë “Po” partnerit të saj në një ceremoni të organizuar në tarracën e “Bashkisë Tiranë”.
Ishte kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj ai që i shpalli Endrin dhe Katerinën burrë dhe grua. Tashmë 6 muajshe shtatzënë, Katerina do të sjelli në jetë shumë shpejt djalin e tyre.