INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Papunësia në Shqipëri, rritet për meshkujt, ulet për femrat [VIDEO]

Papunësia në Shqipëri, rritet për meshkujt, ulet për femrat [VIDEO]

Publikuar më: 13:17 12-06-2017

Niveli i papunësisë ne Shqiperi, mbetet ende i njëjti dhe për 3 muajt e parë të këtij viti krahasuar më të njëjtin periudhë të një viti më parë. Por tashmë ndryshimi qendron mes gjinive.

Numri i papunësisë për meshkujt është rritur më 15.6% nga 14.5% që ishte një vit më parë ndërsa me femrat ka ndodhur e kundërta që papunësia është ulur në 12% nga 13.7% që ka qenë.

Referuar të dhënave shkalla e papunësisë për të rinjtë ka shfaqur një tendencë rënie me 1.5%.

Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç në terma vjetor ka pësuar një rënie prej 1.7% ndërsa krahasuar me tremujorin e mëparshëm pati një rritje të shkallës së papunësisë me 0,6 pikë përqindje.

Article Logic
Execution time: 0.002363920211792