Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare e cila është shumë e preferuar nga publiku. Mirëpo pak kohë më parë u zbulua se ajo dhe moderatori i njohur Alaudin Hamiti nuk flisnin për shkak të një pyetjeje që ky i fundit i ka bërë në emision dhe këtë e tregoi vetë moderatori.
Kur kishte të ftuar Ardian Bujupin, Alaudini foli për prishjen e marrëdhënies me Xhensilën:
“Sepse më është bërë një pyetje për këto këngëtaret që janë me emër tani, ka qenë Elvana, Tuna edhe Xhensila. Edhe i ftuari më ka pyetur, cila prej tyre më pëlqen më pak ose që ka talent më pak edhe unë kam thënë emrin e Xhensilës”, ishte deklarata që bëri Alaudini dhe që është bërë shkak pse Xhensila nuk i flet.
Mirëpo siç duket kjo i përket së shkuarës pasi Xhensila ishte e ftuara e rradhës e moderatorit të njohur në Kosovë.
Por si i doli inati Xhensilës? Epo pas shumë ftesash dhe miqsh që i ka futur moderatori, Xhensila tha se koha e bëri inatin të zbehet:
“Unë jam njeri që nuk jam aq gjakftohtë dhe e lë në momentin e duhur që inati të zbehet. Nuk jam kurrë hakmarrëse, por do e lë inatin tim të zbehet”, u shpreh këngëtarja.