INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Paqe” mes Chelseat dhe Barcelonës, Bayern Munchen “shpartallon” Besiktasin

“Paqe” mes Chelseat dhe Barcelonës, Bayern Munchen “shpartallon” Besiktasin

Publikuar më: 23:13 20-02-2018

Mbyllet në barazim 1-1 sfida e për 1/8-t e finaleve të Champions League mes Chelsea dhe Barcelona, rezultat që lë të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit që do të luhet pas 21 ditësh në “Camp Nou”.
Skuadra e Valverdes si zakonisht dominoi kontrollin e lojës, por pa arritur të jetë konkrete në portën e Courtois. Nga ana tjetër, Chelsea i Contes zbriste rrezikshëm dhe i shkoi shpesh pranë golit, por në 2 raste Willian u ndal nga shtyllat pingule të portës katalane.

Në fillim të pjesës së dytë ishte pikërisht braziliani, që u shërbye mbi vijën e 16-metërshit dhe me një goditje të zgjuar, mposhti portierin Ter Stegen dhe kaloi në avantazh londinezët.
Gjithsesi, 15 minuta nga fundi, Iniesta shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes londineze dhe shërbeu për Messin, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe barazoi rezultatin.

Minutat e mbetura nuk prodhuan asgjë për t’u shënuar, ndërsa misioni I kualifikimit komplikohet edhe më shumë për Chelsean, që shkon në ‘Camp Nou’ me disavantazhin e golit të pësuar në shtëpi.
Ndërkohë në sfidën tjetër të mbrëmjes, atë mes Bayern Munchen dhe Besiktas, nuk pati shumë histori. Turqit mbetën me 10 futbollistë që në minutën e 16’, pas ndëshkimit me karton të kuq të Domagoi Vidës, për një faull ndaj Lewandowskit si lojtar i fundit.

Bavarezët arritën të zhbllokojnë rezultatin me anë të Thomas Mullerit në minutën e 43-të, ndërsa në pjesën e dytë shënuan sërish sulmuesi gjerman, Coman dhe 2 herë Lewandowski, duke vulosur suksesin 5-0, që praktikisht përkthehet në kualifikim të Bayernit për në çerekfinale.

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941