INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paqe mes dy Koreve: Kim dhe Moon nënshkruajnë marrëveshje për

Paqe mes dy Koreve: Kim dhe Moon nënshkruajnë marrëveshje për "uljen e tensioneve"

Publikuar më: 09:19 19-09-2018

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong un dhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae nënshkruan në Phenian një marrëveshje fillestare "për të ulur tensionet". Ceremonia e transmetuar drejtpërdrejt në televizion, u mbajt në Paekwawon, vendin e bisedimeve dypalëshe. Në fund të samitit Kim premtoi të vizitojë Seul "në të ardhmen e afërt". Ky është raundi i dytë i bisedimeve të kufizuara midis dy liderëve të Koreve. Takimi kishte veçanërisht e në rendin e ditës ecurinë e procesit të denuklearizimit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes Moon Jae tha se dy Koreve janë pajtuar "për herë të parë në hapat specifike për denuklearizimin" që përfshijnë mbylljen e "përhershëm" të Yongbyon vendit të përpunimit të uraniumit. Nga ana e tij, Kim ka thënë se do jetë një "gadishull i lirë nga armët bërthamore dhe kërcënimet" për të avancuar, me marrëdhëniet ndër-koreane, drejt një "epokë të re të paqes dhe prosperitetit." Menjëherë pas samitit në Phenian presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi në twitter se lideri i Koresë së Veriut ka pranuar vizitën e inspektorëve dhe  mbylljen e "përhershëm"  të vendeve bërthamore dhe testet e raketave. "Kim ka rënë dakord të lejojë inspektime bërthamore, subjekt i negociatave të fundit, dhe për të vazhduar në çmontimin e përhershëm të vendeve të nisë në prani të ekspertëve ndërkombëtarë".

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826