Reali e nisi këtë takim pa portugezin Ronaldo, i cili mungoi për arsye dëmtimi dhe me shumë gjasa Zidane duhet të bëjë pa të edhe në ndeshjen e kthimit.
Ka përfunduar në barazim 0-0 ndeshja e parë mes Manchester Cityt dhe Realit të Madridit e vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League.
Për Manchester Cityn kjo ishte një ndeshje historike, pasi ishin për herë të parë në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. Anglezët hasën vështirësi në krijimin e aksioneve, por të njëjtën problem patën edhe spanjollët pa Ronaldon në sulm, të paktën në 45 minutat e para.
Në pjesën e dytë, Reali i Madridit ishte më superior, por sërish edhe pse krijuan raste nuk arritën të zhbllokonin shifrat deri në fundin e takimit.
Pas barazimit të bardhë në ndeshjen e parë, tashmë mbetet gjithçka e hapur për ndeshjen e kthimit në Madrid.
Gjysmëfinalja tjetër e Championsit, ajo mes Atletico Madrid dhe Bayernit do të zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës.