INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paqe në parlament, seancë pa opozitën. Qetësinë e

Paqe në parlament, seancë pa opozitën. Qetësinë e "prish" Ndoka...

Publikuar më: 10:40 28-04-2016

Opozita në seancën e kësaj të enjte siç dhe kishte paralajmëruar nuk mori pjesë. PD e morri vendimin si kundërpërgjigjie ndaj përjashtimit të ish kryeministrit, Sali Berisha për 10 ditë nga punimet e kuvendit. Kështu që seanca nisi vetëm me maxhorancën krejt e paqtë. Disa nga projektligjet që u diskutuan ishin ai “Për punën vullnetare”, “Për faljen e detyrimeve të ish ushtarakëve në skemën e pensioneve suplementare”; pr/ligji “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël”, e tje.

I pari që nisi dikutimin ishte deputeti i LSI, Petrit Vasili, ku ndau opinionin e tij mbi projektligjin “Për punën vullnetare”, ku tha se instucionalizimi i vullnetarizmit do të jetë pozitiv dhe do të ndihmojë të rinjtë për tu larguar nga veset, si droga, duhani, e tje. Vasli morri shembull dhe pastrimin vullnetar të Shqipërisë duke e quajtur një nisëm shumë të vlefshme dhe la të kuptohet që vota e tij do të jetë pro këtij ligji. Edhe Kejdi Mehmetaj nga LSI, e vlerësoi pozitivisht këtë projektligj i cili ka shkuar në kuvend me propozim të saj dhe deputetes Silva Caka. Ajo tha se propozimi i tyre ka qënë i shtyrë nga të rinj që janë vullnetarë. Madje dha e një statistikë se 5% e të rinjve në vendin tonë bëjnë punë vullnetare, por tashmë ata me këtë projektigj do të jenë më të mbrojtur dhe të vlerësuar. Sipas Mehmetaj vullnetarizim ndikon dhe në gjetjen e një vendi pune më me lehtësi se secili vullnetar do të ketë një librezë vullnetarizmi dhe përmes saj do të mund të marrin disa shërbime publike falas.

Ajo bëri thirrje dhe deputetëtve të parlamentit që së paku dy herë në muaj të kontribuojnë për komunitetin duke bërë punë vullnetare. Mehmeti në fund të fjalës shprehu keqardhje dhe për mungesën e e opozitën në diskutimin e nismës ligjore të propozuar nga ajo. Më pas e morri fjalën deputetja e PS, Klodjana Spahiu, e cila tha se duhet të thyhet tabuja që të shërbesh vetëm për vete e duhet zgjuar brezi i ri për më shumë punë në komunite në të gjitha fushat mjedis, shëndetësi, arsim, e tje.

Në seancë e morri fjalën dhe Minisitri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi i cili foli për pensionet e ish ushtrakëve, duke e konsideruar projektligjin “Për faljen e detyrimeve të ish ushtarakëve në skemën e pensioneve suplementare”, si një premtim të mbajtur të programit të PS. Ai tha se dhe qeveria e mëparëshme nuk i ndihmoi dot, pasi reforma në pensione ishte e pafavorshme e për këtë arsye qeveria Rama bëri një ligj i ri për pensionet.
Në foltore doli dhe Ministri i Financave, Ahmetaj, që u morr me opozitën dhe ngriti akuza konkrete përmes një analize për paketën ekonimike të PD, duke thënë se taksa e sheshtë 9% i grabit qytetarëve 100 mln dollarë, ndërsa borxhi publik shkon në 80%.
Ahmetaj tha: “Ka filluar të qarkullojë një e ashtuquajtura paketa e opozitës. Si çdo paketë që mund të hidhet nga opozita meriton të konsiderohet dhe të konisderohet me shumë vëmendje. Unë po ju sjell premtimet që bën administrator i opozitës. Nga çfarë kuptoj dikush nuk e ndihmon. Të gjitha shkurtimet që ai pretendon të bëjë e çojnë borxhin publik brenda një viti 80% të PPB. Kuptoni që me një fjalë administrator i opozitës na kthen tek gremina e vitit 2012-2013. I drejtohem të gjithë të punësuarve që kanë shkuar në 635 mijë, dua që ta ndiqni me vëmendje administratorin kur thotë takse e shteshtë 9%. Kjo do të thotë që për 610 mijë vetë administrator i  opozitës kërkon t’i grabisi 100 mln dollarë familjeve shqiptare. Taksa e sheshtë vetëm klasës së mesme nuk i shërben, por i grabit 100 mln dollar nga tryeza.”

Ajo që ra në sy në këtë seancë kur në fakt qetësia ishte e dukshme ishte dalja  e Nard Ndokës që me sa duket i mungoi opozita. Ai prishi qetësinë dhe tha se ai është në sallë për të dënuar maxhorancën, që ndihet komode pa opozitën dhe e shigjeton atë në mungesë. Po Ndoka ende nuk ka fiksuar se portofoli i Ahmetaj ka ndryshuar nga Ekonomia tek Financat dhe qeshi e vetë kur e kuptoi se prezantoi atë si Ministër të Ekonomisë. Gjithësesi ai në mbrojtje të opozitës iu drejtua Ahmetaj duke i thënë se akuzat për opozitën nuk duhet ti bëjë në një kohë që ata nuk janë në sallë dhe s’kanë si të mbrohen. Demokristiani Ndoka që vetë nuk lë ditë pa thënë batuta në fakt në këtë seancë tha se kryeministri vetëm batuta lëshon. Kopshti i Rilindjes e quajti Nard Ndoka vendim, që u morr për Berishën dhe iu tha deputetëve të majtë se kanë gabuar me vendimin, madje mbajti dhe qëndrim për Metën në lidhje me funksionimin e parlamentit. Ai shtoi se maxhoranca nuk është funksionale, për faktin se shumë parti aleate nuk merren në konsideratë.

Nard Ndoka tha: “Kur po vija në Parlament takoj 4-5 kolegë të maxhorancës, kuptohet nga kasa e vjetër dhe me thanë: “Pse vjen në Parlament sepse Parlamenti nuk zgjat, do të kemi maksimumi një orë punë dhe do ta mbyllim”. Vërtet ndiheni komodë të nderuar deputetë të maxhorancës. Vërtet ju duket një risi një gjë e tillë. E keni provuar 40 vjet pa opozitë, e përmbysëm atë sistem. Sot pas 25 viteve përsëri ju ndjeheni komod se opozita nuk është në Parlament. Ndihet komod Ahmetaj se akoma dhe realisht nuk është krijuar ideja ku është që flet për opozitën dhe e shigjeton në mungesë të saj duke folur me veten duke e quajtur liderin e opozitës menaxhues. Mendoj se nuk është kjo fryma që duhet të jetë në Parlament. Zonja drejtuese e seancës, do t’ju lutesha që t’ja përcillnit edhe Metës dhe në Konferencës së Kryetarëve që ju e keni kthyer Kuvendi në një arenë kacafytjesh dhe jo debatesh dhe kjo sepse është ndryshuar rregullorja.”

Po ishte Erjon Braçe që u ngrit në këmbë duke i thënë Ndokës që a është normale që ai që është demokristina të mbështesë Berishën në lidhje me thirrjen për armatosjen e qytetarëve.
Ndoka iu përgjigj duke i thënë se është kundër, por pro nismave kushtetuese.
Braçe s’e la me kaq po rendit një sërë akuzash për opozitën. Sipas tij, shumë vrasje janë bërë nga opozita në kohën, që ishin në maxhorancë, madje e quajti padrejtësi të qëllishme atë që bëri qeveria Berisha në lidhje me dhunën ndaj ushtarakëve, pasi kjo shtesë është penalizuar dhe dënuar nga PD. Deputeti socialist ndali dhe vrasjet e 21 janarit.

Article Logic
Execution time: 0.0022199153900146