Mund të themi padyshim që Arbenita Ismajli është kthyer në një prej modeleve më të përfolura në showbizz-in shqiptar.
Lidhja e saj me Feron është bërë kryefjalë e titujve rozë dhe tani çdo lëvizje e çiftit nuk mund të mbetet pa u vëzhguar në detaje e komentuar.
Me ndarjet, bashkimet, ndjekjet dhe më pas unfollow-et në rrjetetet sociale, Arbenita dhe Fero dinë mjaft mirë si të qëndrojnë në qendër të vëmendjes.
Por këtë herë ajo që na e ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë pikërisht një foto e modeles e cila shihet në një pozë mjaft sensuale duke lëpirë gjoksin e një mikeshe të saj.
Nuk e dimë saktësisht nëse fotoja është shkrepur para apo pas lidhjes me reperin, por mund të themi se modelja duket shumë provokuese ndonëse mund të ketë qenë një shaka apo diçka shoqërore.