INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Para bashkëshortit, gratë zgjedhin dikë tjetër si personin që kanë më shumë nevojë

Para bashkëshortit, gratë zgjedhin dikë tjetër si personin që kanë më shumë nevojë

Publikuar më: 18:54 09-05-2019

Martesa është një lidhje mes dy personave, që zotohen që do ta kalojnë gjithë jetën bashkë. Bashkëshorti është një ndër personat më të rëndësishëm dhe më me ndikim në jetën e një gruaje. Mirëpo, kur vajzat vihen përpara zgjedhjes: shoqet e ngushta dhe bashkëshorti, lufta bëhet vërtetë e vështirë.

Nëse ju ka ndodhur që ndonjëherë ndiheni keq dhe dëshironi të kaloni më shumë kohë me mikeshat e ngushta sesa me partnerin, mos u shqetësoni, pasi nuk jeni të vetmet! Një hulumtim i kryer së fundmi do t’jua qartësojë më shumë këtë gjë që u ndodh në përgjithësi të gjitha grave.

Sipas një sondazhi të kryer nga “Champneys Health Spa UK”, 50% e 1.517 grave që u pyetën, zgjodhën mikeshat e tyre më të mira, për t’u argëtuar dhe për të diskutuar problemet e tyre, në vend të bashkëshortëve të tyre.

Gratë treguan se askush nuk i kupton më mirë sesa mikeshat e tyre të ngushta. Me miken tuaj më të mirë, mund të flisni gjithçka pa u paragjykuar. Plus, ka disa gjëra që gratë nuk mund t’i ndajnë me bashkëshortët e tyre dhe mikeshat janë personat e duhur për t’u rrëfyer.

Kur po mendoni për “shopping” për shembull, të parat që ju vijnë në mendje janë mikeshat e ngushta. Ndarja e interesave të njëjta është një tjetër arsye e rëndësishme pse gratë preferojnë të kalojnë kohë me mikeshat e tyre më shumë se me burrat.

Gjithashtu, shakatë e njëjta, eksperiencat e turpshme dhe bisedat autentike janë themeli i miqësive të vajzave.

Pra djem, dijeni se keni një konkurente të fortë përballë jush në martesën tuaj!

 

Article Logic
Execution time: 0.0030920505523682