E habitshme por shumë e vërtetë!
Eurovision ishte një sukses vërtet i madh për shqiptaren që përfaqësoi Qipron dhe bëri namin me këngën “Fuego”. Stafi i emisionit “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani kanë vëzhguar me detaje suksesin e këngëtares shqiptare Eleni Foureira, shumë i kemi folur edhe emisionet më parë, por një detaj tjetër mbase ju nuk e keni ditur. Natën e performancës së parë LIVE, pra në gjysmëfinale, Foureira ka patur vetëm 462 mijë ndjekës (followers), ndërkohë nëse e shohim tani këngëtarja e hit-it FUEGO, që po bën xhiron e botës, ka mbi 635 mijë ndjekës. Epo rreth 200 mijë ‘followers’ më shume nuk janë pak, pra suksesi i saj është vërtet i madh. Ju mund ta shihni edhe videon më poshtë me fakte, kur u fol gjatë emisionit “Fun Day”./intv.al/