INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PARA dhe PAS! Si kanë ndryshuar vajzat e PËRPUTHEN në pamje?! Kirurgia e njohur zbulon ndërhyrjet që kanë bërë!

PARA dhe PAS! Si kanë ndryshuar vajzat e PËRPUTHEN në pamje?! Kirurgia e njohur zbulon ndërhyrjet që kanë bërë!

Publikuar më: 14:39 23-05-2021

Konkurrentet e “Për’puthen” tashmë janë kthyer në personazhe publike dhe ndër më të ndjekurat në rrjetet sociale. Sot ato shfaqen me foto profesionale, stil e paraqitje të kuruar në çdo dalje, por të gjithë ata që e kanë ndjekur programin nga fillimi e dinë se vajzat nuk dukeshin kështu gjithmonë. Këtë e ka vërtetuar edhe kirurgia plastike, Senera Hoxha, e cila ka treguar në “Shqipëria live” se çfarë kanë ndryshuar vajzat.

Antonela është pacientja e saj dhe pa hezitim, ajo tregon se “Antonela ka bërë disa gjëra të vogla mirëmbajtjeje, ri harmonizim të mollëzave, që profili i saj të dukej më bukur”.

Për Ledianën, thotë se “ka bërë mbushje te rrudhat midis hundës dhe gojës, mbushje të buzëve”. Ndërkohë, ndryshimin e flokëve të konkurrentes, me një model të ri me kaçurrela dhe ngjyrë më të hapur, e komenton si “pasiguri, nuk e di se çfarë i pëlqen Mevlanit, më duket si kopje e Antonelës”.

Sipas saj, Sindi ka ndryshuar vetëm mënyrën si ka bërë make up, ndërsa Melisa ka ndërhyrë në buzë.

Ndërsa Tea është vajza me ndryshimin më drastik. Senera thotë se ndërhyrja që ka bërë për dobësim ka ndikuar shumë, por, “duket që ka bërë ‘photoshop’ në fotot e fundit, pasi nuk mund të jetë aq e tonifikuar, pas atij ndryshimit të madh në peshë”.

annabe.png

Article Logic
Execution time: 0.0016980171203613