Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë ndër çiftet më të komentuar.
Ata prej vitesh janë në një marrëdhënie bashkë, por disa ditë më parë ata vendosën që lidhjen e tyre ta çonin në një stad tjetër duke e kurorëzuar bashkëjetesën e tyre me një fejesë.
Menjëherë më pas u nisën për pushime jashtë Shqipërie, ku destinacioni kryesor ishte Italia.
Nuk munguan fotot në Instagram, nga liqeni piktoresk i Como-s ku Armina ka marrë propozimin për martesë nga Shkëlzeni.
Dhe pikërisht në një foto të këtij të fundit, Armina i bëri një koment mjaft romantik.
“Po zemrën dhe dritën e njeh??? Je ti”, i shkruan blogerja partnerit i cili ia kthen: ” E njoh ! Është fotografi”, duke nënkuptuar se foton e kishte realizuar gjysma e tij më e mirë.
“Joo… vetëm ti”, vijon Armina duke këmbëngulur me romanticitetin e saj.