Ashtu siç kishte premtuar prej disa kohësh Lori Hoxha ka publikuar vlogun e saj të dytë në kanalin e saj në YouTube. Kësaj here ajo kishte vendosur të tregonte disa fakte interesante mbi veten për të gjithë ata që nuk e njohin nga afër. Teksa kuptuam se Lori është një natyrë e pavendosur dhe pendohet shpejt, nuk mund t'a mohojmë që u habitëm disi për mënyrën se si ajo ndihet tani për tatuzhet e saj, e sidomos për njërin që mban një simbolikë të veçantë. e intervistuar disa kohë më parë në IN Tv, Lori zbuloi se 13 tatuazhet që kishte në trup kishin qenë ëndrra e saj që e vogël. Një prej tyre është dhe harta e Shqipërisë të cilin Lori e kishte realiziar kur Shqipëria luante në Botëror.
"Ndjehesha mjaft patriote dhe mjaft mirë dhe ndaj e bëra", është shprehur Lori. E megjithatë tani nje vit më vonë, duket se Lori ndihet mjaft ndryshe për 13 tatuazhet e saj, përfshirë dhe atë me Shqipërinë, sepse mesa duket i janë mërzitur. Nuk mund të themi që nuk e kuptojmë pasi nuk është e rrallë që njerëzit të pendohen për tatuazhet e tyre.