Mbrëmjen e së shtunës Rozana Radi triumfoi me “Ma thuaj ti” duke rrëmbyer edhe çmimin e madh në këtë edicion të Kënga Magjike 2016.
Por ndërkohë që para natës finale, të gjithë mendonin se do ta fitonte Rozana, këngëtarja është pyetur nga mikrofoni i IN Tv, se çfarë do të bënte nëse do të ishte ajo fituesja.
“Sikur të fitoja, do vazhdoja jetën time normale dhe do të ndihesha shumë e lumtur sikur të gjithë të mendonin se duhet të jem unë fituesja”, thotë ajo.
Ndërkaq, impresionet pas fitimit dhe gjatë finales i shohim të martën në orën 20.00, në një backstage që IN Tv ka përgatitur.