Prej disa javësh kanë qenë në qendër të mediave rozë dhe thuhet se Stresi dhe Keisi nuk janë më bashkë. Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërsa kanë fshirë të gjitha fotot së bashku, madje bukuroshja ka hequr dhe mbiemrin Lushaj.
Por ndërsa Stresin e kemi parë të publikojë shpeh herë mesazhe me nënkuptime që duket se lidhen me Keisin, kjo e fundit nuk po mendon më për reperin dhe këtë gjë e kanë vërtetuar postimet e saj të herë pas hershme.
Por të gjithë kemi qenë kureshtarë të dime arsyet e ndarjes së tyre dhe këto arsye i ka zbuluar Keisi vetë përmes një videoje në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory ku shfaqet duke dëgjuar këngën e Kidës "Merri krejt", me anë të cilës duket se po përcjell një mesazh.
“Pernime ti pe tepron teper. Para meje po bon gjeste me tjetren.Po xheloze sun um bon ton jetes. Edhe kur tkom pas njejt si me kon vetem. Pse perlahesh e bertet. Ku krejt fajet i ki vet. Se kem mujt me kon perfekt na"- dëgjohet në sfondin e videos së Keisit të cilën mund ta shikoni më poshtë.