Mbrëmjen e kaluar u mbajt në Los Anxhelos, Kaliforni, festa para çmimeve Oscar. Ashtu si çdo vit tjetër, në këtë festë marrin pjesë aktorët e regjisorët e Hollywood, por jo vetëm.
Mes të ftuarve ishte edhe producentja dhe aktorja amerikane, Viola Davis, e cila me anë të një fjalimi foli për një mesazh mjaft aktual në botën e kinematografisë dhe jetën jashtë saj.
“Femrat në film” është organizata që punon për barazinë gjinore në industrinë e argëtimit, kryesisht në botën e kinematografisë.
Viola Davis u shpreh: “ Me të gjitha përsosmëritë dhe komplekset tona, ne vlejmë. Prej momentit që erdhëm në këtë botë, ne vlejmë, kemi të gjithë një mision në këtë jetë. E vlerësoni veten dhe kuptojeni gjithmonë se ju vleni”. Duke përfunduar kështu fjalimin e saj, gjithë salla e duartrokitën aktoren.