INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Para protestës së madhe, Bashës i vjen një letër nga SHBA [FOTO]

Para protestës së madhe, Bashës i vjen një letër nga SHBA [FOTO]

Publikuar më: 20:28 17-02-2017

Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulëzim Bashës i ka ardhur sot një letër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pikërisht nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme për Europën, Kongresmeni Dana Rohrabacher.

Kongresmemi i ka përcjellë Bashës një mesazh përkrahje para protestës së nesërme për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Postimi i Bashës:

Të dashur bashkqytetarë,

Nga Kongresi i Shteteve te Bashkuara mua dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë na vjen ky mesazh përkrahje përpara protestës së nesërme nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme për Europën, Kongresmeni Dana Rohrabacher:

“I dashur Lulzim,

Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e qytetarëve shqiptarë dhe betejën e tyre të drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Populli shqiptar duhet ta dijë se do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë në kauzën e tij për liri dhe demokraci, shtet të së drejtës dhe liri njerëzore.

Përzemërsisht,

Dana Rohrabacher"

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271