Ndërsa opozita ka paralajmëruar një protestë paraditen e sotme para parlamentit, sikurse është bërë edhe traditë kryeministri Rama edhe sot ka zgjedhur të uroj një ditë të mbarë në Facebook.
Kryeministri u ka uruar mirëmëngjesin qytetarëve, duke i njoftuar për përfundimin e një rruge të re.
“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje të Unazës së Jashtme të Tiranës ku ka përfunduar ndërtimi i segmenti të radhës me gjatësi 4.14 km nga “TEG” në Farkë, ndërsa vijojnë punimet nga Farka deri në Shkozë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.